Mesfushori Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin e kanë eliminuar nga gara e Kupës së Gjermanisë skuadrën e Bayern Munchenit. 

Ndeshjen e një të tetës së finales të Kupës gjermane, Leverkuseni e fitoi në Munih me rezultatin 1:0.

Nathan Tella e shënoi golin e fitores për kampionin e Gjermanisë. Ai shënoi në minutën e 69-të.

Bayer Leverkuseni me fitoren ndaj Bayernit siguroi çerekfinalen e Kupës gjermane.

Xhaka kompletoi takimin, kurse në bankën e rezervistëve te Bayerni mbeti kosovari, Arijon Ibrahimoviq.