Trajneri legjendar, José Mourinho, ka ndarë mendimin e tij për dy yjet e rinj të futbollit spanjoll, Lamine Yamal dhe Nico Williams, gjatë një interviste për mediat spanjolle.

Mourinho ka pranuar talentin e jashtëzakonshëm të Lamine Yamal, i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Europian. Por, ai gjithashtu ka treguar preferencën e tij personale për sulmuesin e Athletic Bilbao, Nico Williams.

“Në Europian të gjithë thoshin: Yamal, Yamal, Yamal… Ai është një djalë i mrekullueshëm, por unë, personalisht, preferoj më shumë Nico Williams,” ka deklaruar Mourinho.

Për më tepër, trajneri portugez nuk e fshehu dëshirën e tij që Nico Williams të bëjë një hap të madh në karrierë dhe të transferohet te Real Madrid. “Shpresoj që ai të përfundojë te Real Madrid,” shtoi ai.

Kjo deklaratë ka ndezur diskutime në botën e futbollit, duke vënë në qendër të vëmendjes të ardhmen e dy talenteve të rinj spanjollë.

Çfarë mendoni për këtë deklaratë? A do të shihnit Nico Williams si yllin e ri të Real Madrid?