Sulmuesi i Rizesporit, Altin Zeqiri, dhe portieri i Hataysporit, Visar Bekaj, kanë avancuar në raundin e pestë të Kupës së Turqisë.
Zeqiri ia siguroi Rizesporit avancimin tutje në Kupë, me golin e shënuar në minutën e 86-të të ndeshjes.
Rizespori fitoi ndaj Silivrisporit, 3:2, me golin e sulmuesit që më parë është grumbulluar me Kosovën.
Bekaj e kompletoi ndeshjen e xhiros së katërt të Kupës te Hatayspori, që fitoi thellë 5:0 ndaj Osmaniyesporit.