Zymer Bytyqi ishte heroi i CSKA Sofias në barazimin 2-2 me CSKA 1948 Sofia në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Bullgarisë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 27-të, kur Thalis shënoi nga penalltia.

CSKA 1948 shënoi edhe golin e dytë, tani përmes Furtado (39’), me një asistim të Kirilov.

Por, CSKA Sofia e ngushtoi epërsinë e mysafirëve me golin e Goduine Koyalipou, që shënoi në minutën e 57-të.

Kur u mendua se vendasit po e humbisnin takimin, Bytyqi që u fut në lojë në minutën e 76-të, duke luajtur rolin e heroit.

Në minutën e 88-të, reprezentuesi i Kosovës shënoi për 2-2, duke ia siguruar ekipit të tij një pikë.

CSKA Sofia është në vendin e tetë me 26 pikë, ndërsa ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë sezon për Bytyqin, ndërsa ka edhe dy asistime.