Legjenda italiane, Fabio Cannavaro është trajner i ri i Dinamos së Zagrebit.

Klubi i madh kroat e zyrtarizoi Cannavaron të dielën mbrëma.

Dinamo njoftoi ndarjen me Nenad Bjelican dhe menjëherë e zyrtarizoi Cannavaron. Bjelica u shkarkua për mungesë të rezultateve.

Cannavaro e fillon punën te skuadra kroate më 3 janar, kur edhe do të prezantohet zyrtarisht.

51-vjeçari ka bërë karrierë të mahnitshme si qendërmbrojtës. Ishte pjesë e Napolit, Parmas, Interit, Juventusit, Real Madridit. Për Italinë i ka luajtur plot 136 ndeshje. Ka fituar Kupën e botës në vitin 2006 e plot trofe të tjerë.

Si trajner, Cannavaro ende nuk i është afruar nivelit që kishte si lojtar.

Në Itali ka drejtuar Udinesen e Beneventon, ndërsa më parë drejtoi edhe Kinën dhe disa skuadra në këtë vend dhe në Arabi Saudite.

Te Dinamo janë Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi.