Al-Ittihadi e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Arabisë Saudite.

Në çerekfinale të Kupës saudite të futbollit, Al-Ittihadi mposhti 3:1 pas ekzekutimit të penalltive skuadrën e Al-Hilalit.

120 minutat e ndeshjes çerekfinale u mbyllën baras, 2:2.

Por Al-Ittihadi ishte më i saktë në gjuajtjet e penalltive. Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj luajti deri në minutën e 106-të për Al-Ittihadin.