Leeds United është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Hoffenheimit, Mërgim Berisha. “Daily Mail” shkruan të hënën se “bardhezinjtë” janë favorit për transferimin e Berishës gjatë këtij afati kalimtar. Leedsi është lider në Kategorinë e Dytë të Anglisë.
Berisha shihet si potencial për ta ndihmuar Leedsin të ngjitet në Premier League.
Berisha nuk po luan rregullisht për Hoffenhemin. Në 11 ndeshje në Bundesligë ka shënuar një gol dhe ka një asistim.
Ai iu bashkua Hoffenheimit në gusht të vitit 2023 nga Augsburgu, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.