Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier League.

Pas fitores ndaj Crystal Palace dhe Ipswichit në dhjetor, Arsenali fitoi të mërkurën në udhëtim ndaj Brentfordit me rezultatin 3:1.

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të kampionatit anglez.

Sfida u vendos në minutat e parë të pjesës së dytë kur londinezët i shënuan dy gola. Mikel Merino realizoi për 2:1 në të mirë të Arsenalit në minutën e 50-të, ndërsa Gabriel Martinelli shënoi gol tjetër në minutën e 53-të.

Pjesa e parë përfundoi 1:1.

Bryan Mbeumo kaloi në epërsi 1:0 Brentfordin në minutën e 13-të. Gabriel Jesus i Arsenalit realizoi për 1:1 në minutën e 29-të.

Me fitore Arsenali doli në pozitën e dytë me 39 pikë nga 19 ndeshje. Nottinghami ra në vendin e tretë me 37 pikë. Lider është Liverpooli me 45 pikë nga 18 ndeshje.

Brentfordi është i 12-ti me 24 pikë.