Nëse ndonjë lojtar i Baselit meriton të quhet “xhevahir”, atëherë ai është Leon Avdullahu.

Kështu shkruan të mërkurën gazeta e madhe zvicerane Blick për mesfushorin 20-vjeçar.

Avdullahu luan rregullisht për Baselin dhe është prej lojtarëve më të rëndësishëm. Ai ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa tashmë po kërkohet nga klube të mëdha evropiane.

Wolfsburgu është prej skuadrave më të interesuara, ndërsa Avdullahu është dëshirë edhe e skuadrave tjera në Gjermani e Angli.

Gjasat janë të mëdha që ai të transferohet në verën e vitit të ardhshëm.