Nedim Bajrami e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit skocez. Reprezentuesi i Shqipërisë asistoi të dielën në barazimin 3:3 të Rangersit ndaj Hibernianit. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të elitës skoceze. 

Bajrami dhuroi asistim të bukur nga afërsia te goli i dytë të cilin e shënoi Hamza Igamane në minutën e 19-të.  25-vjeçari Bajrami luajti deri në minutën e 70-të. 

Bajrami në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar edhe me katër gola. 

Ndërsa ka edhe një asistim tjetër në Kupën e Ligës së Skocisë.  Rangersi ka 40 pikë dhe është në vendin e dytë.  Dhjetë pikë më shumë i ka Celticu që është lider. 

Hiberniani renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë.