Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka thënë se është i lumtur me pozitën që i është besuar te skuadra e Rangersit. Ai ka thënë se po përshtatet mirë me lojtarët e fazës ofensive.
“Ndihem mirë në pozitën prapa sulmuesve. Jam i lumtur. Por edhe me Ianis Hagin ne kemi shumë rotacion në këtë pozitë dhe ndihem mirë. E shihni në fushë se ne luajmë shumë mirë së bashku. Edhe me lojtarët tjerë ne kemi lidhje të mirë se bashku brenda dhe jashtë fushës. Mendoj se e kemi treguar këtë çdo fundjavë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Bajrami në konferencën për media para ndeshjes kundër Dundee.
Ndeshja Dundee – Rangers luhet të enjten nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Skocisë. Ran gers është në vendin e dytë me 40 pikë, kurse Dundee në vendin e tetë me 25 pikë. Celticu është lider me 54 pikë.