Blaugranasit e Barcelonës kanë korrur një fitore të radhës.
Me gjithë krizat që po kalon, ekipi i Hansi Flickut shkëlqeu në fushë ndaj Barbastros, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Mbretit.
Barcelona fitoi me rezultat 0:4, dhe serinë e golave e hapi Eric Garcia, në minutën e 21-të.
Epërsinë e dyfishoi polaku Robert Lewandowski dhjetë minuta më vonë, për të shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultat 0:2.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, Lewandowski shënoi sërish për 0:3 dhe për të shuar ngadalë mundësitë e Barbastros për fitore.
Katalunasit dominuan ndeshjen dhe vulosën fitorën në minutën e 56-të, me Pablo Torren.
Për Kupën e Mbretit, sonte zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Logrones-Athletic Bilbao, Marbella-Atletico Madrid.