Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi, por jo edhe nga kampionati italian. Për shërbimet e Asllanit interesim ka shprehur skuadra tjetër që bën gara në Serie A, Bologna, raportojnë mediume të ndryshme në Itali të hënën.
Asllani nuk luan rregullisht për Interin dhe kjo mund ta shtyjë atë të transferohet te Bologna ku mund të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në fushë.
Në Serie A, Asllani me fanellën e Interit ka nëntë paraqitje, kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve. Po ashtu ka luajtur 63 minuta në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Te Shqipëria është prej më të rëndësishmëve. Ka shënuar tri gola në 29 ndeshje.
Me Interin ka kontratë deri në vitin 2028.