Ousmane Dembele ka shënuar dy gola për fitoren e re të PSG-së në Ligue 1 të Francës.
Të dielën mbrëma Parisi fitoi 2:1 ndaj St. Etienne, në kuadër të xhiros së 17-të.
Dembele shënoi për 1:0 në minutën e 13-të dhe për 2:0, dhjetë minuta më pas. Golin e dytë e realizoi nga pika e bardhë.
Zuriko Davitashvili shënoi për St. Etiennen në minutën e 64-t.
Parisi udhëheq në tabelë me 43 pikë, shtatë më shumë se Marseille. St. Etienne mban vendin e 16-të me 16 pikë.
Dembele tani i ka 10 gola e katër asistime në 16 paraqitje kampionale.