Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos ka nisur proceduarat e divorcit me Mariana Luccon, me të cilën është i martuar që 15 vite.

 

 

 

Si pasoj e kësaj, Carlos tashmë e disa ditë raportohet se është duke fjetur në ”Valdebebas”, qëndrën stërvitore të ish-skuadrës së tij, Real Madrid.

Sipas asaj që raporton ”Fiesta”, Carlos duhej të merrte këtë vendim, pasi vjehrri i tij jeton në një nga pronat e tij dhe gruaja e tij në një tjetër, ndaj ndërkohë që divorci është duke u zgjidhur ai do të përdorte ambientet e klubit madrilen.

Divorci i brazilianit pritet të jetë i komplikuar për shkak të pasurisë së ish-futbollistit, e cila është vlerësuar rreth 160 milionë euro.

 

 

Roberto Carlos përveq si futbollist njihet edhe si një baba i plot 11 fëmijëve me 7 gra të ndryshme.