Agon Elezi luajti vetëm në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë për Bochumin në këtë sezon.
Dhe klubi i Bundesligës gjermane, që nuk llogarit shumë në mesfushorin qendror, ka vendosur që ta huazojë atë në elitën e futbollit të Kroacisë për pjesën e dytë të sezonit.
23-vjeçari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut do të luajë për Gorican si i huazuar, deri në fund të sezonit.
Elezi ka dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.