Sulmuesi i talentuar, Elmedin Rama, më nuk do të luajë për ekipin e dytë të Slavia Pragës. 
Rama i është bashkuar skuadrës së elitës së futbollit të Çekisë, Pardubice. 

“Sulmuesi i rezervave të Slavias, Elmedin Rama, mori lejen për të nisur përgatitjet e dimrit në Pardubice. Do t’iu informojmë për aktivitetet tjera të sulmuesit të Shqipërisë në klubin tonë”, ka shkruar Pardubice të hënën.

19-vjeçari ishte transferuar te Slavia Praga në verën e vitit 2023 nga Trepça. Luajti për ekipin e dytë të Slavias, së fundi në kategorinë e dytë çeke. Te Slavia nuk ia doli të depërtojë në ekipin e parë dhe klubi e huazoi deri në fund të edicionit.

Këtë edicion i shënoi tri gola në kategorinë e dytë çeke në nëntë paraqitje. Rama së fundi debutoi për Shqipërinë U21. Më herët ka luajtur për Kosovën U19, ndërsa Kosova U21 nuk e ftoi.

Pardubice është e 14-ta në kampionatin e Çekisë. Liga i ka 16 skuadra gjithsej. E pret garë e fortë në pranverë për mbetje në elitë.