Kristjan Asllani e nisi titullar sfidën kundër Venecias, në të cilën Interi fitoi me shifrat 0-1 me golin e Darmian.

Mesfushori i Kombëtares luajti për 63 minuta ku më pas i la vendin Davide Frattesi.

“Falënderoj Inzagin sepse nuk ishte e lehtë të kthehesha në fushë titullar pas gjithçkaje që më thanë gjatë javës. Edhe unë nuk isha i sigurt për veten time, të them të drejtën, nuk ishte e lehtë për trajnerin.

“Edhe unë lexoj, kam edhe prindër që më thonë ‘shiko çfarë kanë shkruar për ty’ duhet të vazhdoj të punoj. Kam dalë fare nga rrjetet sociale pas asaj ndeshje me Milanin, më duhej të largohesha, u teprua”, deklaroi Asllani pas sfidës.