Futbollistja kosovare, Fatlinda Ramaj, karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.
Ramaj është transferuar nga Mitrovica te skuadra turke Trabzonspor, ku tashmë janë Kaltrina Biqkaj dhe Lumbardha Misini.
Këtë e ka bërë të ditur klubi Mitrovica të shtunën. Ramaj ka pasur kontratë me kampionen kosovare, por është liruar për të bërë hapin tutje në karrierë.
24-vjeçarja luan në mbrojtje.