Klubi i futbollit Ferizaj ka njoftuar të hënën se ka firmosur kontratë me mesfushorin Erion Salihu.
19-vjeçari është zhvilluar te klubi i njohur zviceran, Servette. Së fundi ishte te skuadra e kategorisë së tretë helvetike, Grand-Saconnex, por nuk luajti.
I ka katër paraqitje për U17 të Zvicrës e më pas i luajti katër ndeshje me U19 të Kosovës.
Te Ferizaj presin shumë nga futbollisti i talentuar.