Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, është kthyer te fitorja në elitën e basketbollit kosovar.
Pas dy disfatave në Superligë e një në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, Trepça të shtunën mbrëma fitoi në “Minatori” ndaj Proton Cable Prizrenit, 95:79.
Prizrenasit ishin vendës në këtë ballafaqim. Ndeshja e kaluar me Trepçën vendëse ndaj Proton Cable Prizrenit, ishte zhvilluar në Prizren.
Vetëm çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundoi 24:24.
Të tjerët i fitoi Trepça, 24:18, 26:23 dhe 21:14.
Batin Tuna ishte më i miri me statistika te Trepça, me 17 pikë e shtatë kërcime.
Kontribut të madh në fitoren e 13-të të edicionit aktual dha edhe Drilon Hajrizi, i cili e mbylli ndeshjen me 17 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Trepça, që ka 32 pikë, i ka edhe gjashtë humbje.
Ndërkohë, Proton Cable Prizreni mbetet në pozitën e fundit me 23 pikë. I ka katër fitore e plot 15 humbje.
Lenzelle Smith Jr. e mbylli takimin me 14 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime te Proton Cable Prizreni.
Por, kontributi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për ta shmangur humbjen në xhiron e 19-të.