Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në konferencë për shtyp para finales ndaj Real Madridit.
Për Flick, është edhe mundësi për të fituar trofeun e tij të parë me Barcelonën, që prej ardhjes së tij në verë.
Trajneri gjerman, madje dha një deklaratë të fortë rreth lojës së tij:
“Ne luajtëm shumë mirë në Madrid dhe e kuptoj që nuk duhet të ndryshojmë sistemin tonë të lojës nesër”, u shpreh Flick.
Kujtojmë se finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të luhet nesër në Jeddah të Arabisë Saudite, që zhvillohet në orën 20:00.