Futbollisti rumun i Ponteverdas, Rares Mezdrea, ka folur për duelet që ka pasur me sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi, gjatë ndeshjes për Kupë të Spanjës më 3 janar.
Ponteverda e kategorisë së katërt spanjolle e eliminoi Mallorcan. Ndeshja i takoi 1/16 së finales, ndërsa Mezdrea ka folur të mërkurën për duelet që pati me sulmuesin e Kosovës gjatë ndeshjes.
“Ata ishin të gjithë të mëdhenj dhe të fortë, jo vetëm Muriqi. Por, shikoi, Muriqi nuk ishte aq i fortë kur patëm duel. Në pjesën e dytë nuk gjuajtën as në portë dhe në fund u hidhëruan aq shumë duke refuzuar të ndërronim fanellat. Tani presim Barcelonën ose Real Madridin në raundin tjetër”, ka thënë Mezdrea 22-vjeçar për “sport.ro”.