Mbrojtësi kosovar, Amar Gërxhaliu, ka kompletuar ndeshjen për Antalyasporin që fitoi 3:1 ndaj Koçaelisporit për Kupë të Turqisë. 

Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma, ndërsa i takoi xhiros së parë të Grupit D. Antalyaspori garon në Superligë, kurse Koçaelispori në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Dy golat e parë, Antalyaspori i shënoi në pjesën e parë, ndërsa golin e tretë në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë golin e nderit e shënoi edhe Koçaelispori.