Ergys Kaçe u prezantua me bujë të madhe nga klubi i futbollit Gjilani në verën e vitit të kaluar. Por Kaçe largohet nga Gjilani pa lënë gjurmë. 

Klubi i Superligës ka njoftuar të mërkurën se ka mbyllur bashkëpunimin me ish-mesfushorin e Shqipërisë. 

“Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe. Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion. Klubi falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruan në njoftimin e Gjilanit. 

Kaçe 31-vjeçar ka bërë karrierë në disa skuadra, shumicën prej tyre nga Greqia. Ka luajtur edhe për Partizanin e Tiranës dhe Viktoria Plzenin e Çekisë. 

Për Shqipërinë ai ka shënuar dy gola në 25 ndeshje.