Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha (26), pritet që të largohet nga Dinamo e Zagrebit.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka shkruar se Dinamo tashmë ka pranuar ofertë për Hoxhën nga Lecce e Serie A. Por gjiganti kroat ka refuzuar ofertën.
Dinamo megjithatë është e interesuar ta shesë Hoxhën, por vetëm pasi ta kthejë Luka Ivanushecin nga Feyenoordi.
Për Hoxhën po interesohen edhe skuadra tjera të ligave evropiane.
Dinamo kishte transferuar Hoxhën një vit më parë nga Slaven Belupo për 1 milion euro. Tashmë pret të përfitojë më shumë nga shitja e tij.
Te Lecce janë Ylber Ramadani e Medon Berisha.