Igball Jashari dhe Prishtina kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas njoftimit të klubit, kjo ishte kërkesë e futbollistit të talentuar. Jashari debutoi te Prishtina në edicionin 2022/2023. Atë edicion i luajti katër ndeshje.

Në edicionin aktual të Superligës ka zhvilluar nëntë ndeshje, ndërsa ka një gol.

Gjithsej Igball Jashari te Prishtina i ka zhvilluar 35 ndeshje. 19-vjeçari është pjesë e Kosovës U21.

Menjëherë të mërkurën, Jashari u prezantua te Drenica.

“Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë. Jashari është një lojtar i shumë i talentuar dhe i rrezikshëm për kundershtarët. Ai ishte pjesë e FC Prishtina. Tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, të vendlindjes se tij dhe për klubin e tij të zemrës nga ku mori hapat e parë si futbollist”, shkruan në njoftimin e Drenicës.

Ky klub po synon kthimin në Superligë. Drenica e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë me 31 pikë në Grupin A të Ligës së Parë, katër më shumë se Vëllaznimi.