Ange Postecoglou ka thënë se mesfushori Rodrigo Bentancur do të mungojë disa javë, pasi u përplas në tokë pa vetëdije në fitoren që Tottenhami e shënoi ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze.

Trajneri i Tottenhamit ka thënë se Bentancuri është mirë, por do t’i duhet kohë për t’u kthyer sërish në fushë.

Uruguaiani Bentancur në tentim për të shënuar gol me kokë, u rrëzua në tokë dhe mbeti pa vetëdije për disa minuta.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe i ka ofruar edhe oksigjen. Më pas është dërguar në spital për kontrolle të mëtejme.

Trajneri Postecoglou të premten në konferencë për shtyp konfirmoi se ai do të mungojë për katër ndeshje pasi klubi do ta përcjellë protokollin e Premier Leagues.

“Gjithçka është mirë. Ai është në shtëpi dhe është mirë. Po ndihet mirë”, ka thënë trajneri i Tottenhamit.

Spursi ndeshjen e radhës e luan të dielën ndaj Tamworthit të kategorisë së pestë të futbollit anglez, në kuadër të raundit të tretë të Kupës FA.

Më 15 janar, Tottenhami luan në udhëtim tek Arsenali në derbin e Londrës.