Trajneri i njohur slloven, Sreçko Katanec ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Uzbekistanit. Katanec po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për arsye shëndetësore ka vendosur të tërhiqet nga posti i selektorit, u bë e ditur të mërkurën.
Federata e Uzbekistanit ka njoftuar se 61-vjeçari largohet me marrëveshje të dyanshme.
Katanec ka shprehur keqardhje për situatën, duke thënë se nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij për shkak të sëmundjes.
Ai ishte në krye të Uzbekistanit nga gushti i vitit 2021. Katanec ka drejtuar edhe Irakun, Slloveninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maqedoninë. Ishte po ashtu trajner i Olympiacosit dhe Goricës. Ka pasur karrierë të suksesshme edhe si lojtar.



























