Legjenda e Barcelonës, Patrick Kluivert, pritet të jetë selektori i ri i përfaqësueses së Indonezisë në futboll.
Të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Kluivert do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me Indonezinë.
Prezantimi i tij tek Indonezia pritet të bëhet më 12 janar.
Synimi i Kluivertit është që ta kualifikojë Indonezinë në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Kluiverti tek Indonezia pritet ta zëvendësojë Shin Tae-Yongun i cili u shkarkua të hënën.
48-vjeçari Kluivert së fundi ishte trajner i skuadrës turke, Adana Demirspor.
Ka qenë ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kamerunit dhe te Përfaqësuesja e Holandës.
Ka punuar si drejtor sportiv edhe te Paris Saint-Germaini.
Si futbollist ka luajtur edhe për Lillen, PSV Eindhovenin, Valencian, Newcastle Unitedin, Milanin dhe Ajaxin.