Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi, e ka përfunduar me sukses operimin, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje skuadra suharekase.

Kampioni i trefishtë i Kosovës e ka publikuar një foto të tij dhe ka shkruar se gjithçka është në rregull me të.

“Gardiani ynë, Enea Koliçi, e ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike, për ta mënjanuar një shqetësim që e ka përcjellë muajt e fundit. Klubi i dëshiron rikuperim të shpejtë, për t’u kthyer edhe më i fortë. Forca kampion”, ka shkruar Ballkani të shtunën.