Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës.

Të shtunën mbrëma, Kosova humbi nga Zvicra me rezultat 34:24. Pas pjesës së parë dallimi ishte pesë gola në të mirë të Zvicrës, 15:10. 

Zviceranët kanë shfaqur shumë më tepër gjatë gjithë ndeshjes. Ishin po ashtu dukshëm më të motivuar se lojtarët e Kosovës.

Kosova të premten humbi me 12 gola dallim nga  Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 takohet me Italinë.

Ky është edicioni i 51-të i turneut ndërkombëtar “Yellow Cup”. Kosova paraqitet për herë të parë. Në dy ndeshjet e para shfaqi fare pak.