Futbollistja që përfaqëson Suedinë, Loreta Kullashi, është larguar nga Interi por i është bashkuar skuadrës tjetër të madhe italiane, Napolit. 

Kullashi ishte e huazuar nga Rosengardi suedez te Sassuolo në Itali përgjatë edicionit 2023/2024, ndërsa më pas u transferua përfundimisht tek Interi. 

Tani 25-vjeçarja që luan si sulmuese, do ta vesh fanellën e Napolit. 

“Përshtypjet e para te Napoli ishin fantastike. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe jam krenare që jam pjesë e këtij grupi. Synoj të kontribuoj sa më shumë që mundem. Dua ta ndihmoj ekipin të mbledhë sa më shumë pikë dhe të kontribuojë me gola e asistime”, ka thënë Kullashi për faqen zyrtare të klubit. 

Napoli është në pozitën e parafundit me gjashtë pikë, në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.