Klubi amator nga niveli i pestë i futbollit anglez Tamworth ishte afër një sensacioni kundër Tottenham në Kupën FA, dhe historia e lojtarit të ekipit vendas Haydn Hollis është vërtet e mrekullueshme.

Kupa FA është për të përmbushur ëndrrat e klubeve më të vogla dhe amatore në Angli, kështu që çdo vit një ekip i ri shkruan faqet më të bukura të historisë së tij.

Gara më e vjetër e futbollit në botë, për shkak të metodës së shortit, në të cilën nuk ka të privilegjuar, u mundëson edhe klubeve amatore të arrijnë disa nga fazat e largëta të kompeticionit dhe kështu sot Tamworth ishte shumë afër një sensacioni botëror.

Ky klub zyrtarisht amator, i cili është vetëm i 16-ti në tabelën e kategorisë së pestë të futbollit anglez, barazoi me Tottenhamin (0:0) në 90 minutat e kohës, derisa në shtesë pati dy shanse kishte dy raste të mira shënimi.

Megjithatë Spurs në shtesë fituan me rezultat 3-0, duke kaluar tutje, por një nga futbollistët e Tamworth ka lënë gjurmë në këtë sfidë.

Mbrojtësi qendror Haydn Hollis i cili është një hidraulik me profesion ka lënë gjurmë në këtë sfidë.

32-vjeçari mori një çmim prestigjioz që do ta mbajë mend përgjithmonë, sepse mbylli me sukses sulmet e një skuadre, ku 11-shja startuese vlenin më shumë se 300 milionë funte.

Qendërmbrojtësi anglez e nisi karrierën te Notts County si fëmijë, por kurrë nuk bëri një karrierë profesionale.

Ai shpesh ndërronte klube, më së shpeshti ishte i huazuar në shumë liga më të ulëta dhe vetëm verën e kaluar arriti në Tamworth, ku luan në kategorinë e pestë të garave në futbollin anglez.