Një norvegjez ka fituar 91 mijë euro më 16 nëntor nga ndeshja Rumani – Kosovë. Në fakt, bastvënësi nga Norvegjia kishte qëlluar 11 ndeshje dhe po priste fundin e ndeshjes Rumani – Kosovë. Norvegjezi kishte vënë bast se ndeshja do të përfundonte X. Pra baras.
Pas thirrjeve “Serbi, Serbi”, lojtarët e Kosovës lëshuan fushën dhe nuk u kthyen më. Pas thirrjes për t’u paraqitur në fushë, të cilën e refuzuan lojtarët e Kosovës, gjyqtari i ndeshjes doli në fushë dhe ndërpreu ndeshjen.
Rumania e fitoi 3:0 me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës e pakënaqur me vendimet e UEFA-s, ka dërguar rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Por pavarësisht vendimit nga CAS-i, norvegjezit i është njohur rezultati baras 0:0 nga kompania e basteve në Norvegji, “Norsk Tipping”.
Vendimi nga kompania e basteve e Norvegjisë u morr një ditë pas ndeshjes dhe pas ankesave të norvegjezit në qendrën e klientëve.
“E prisja me padurim atë barazim. Ishte pak stresuese që zgjati kaq shumë konfirmimi, por ishte emocionuese. Është arritje të gjesh rezultatet e 12 ndeshjeve. Është kënaqësi. E kam menduar më vonë pastaj. Harxhova vetëm tre minuta për ta plotësuar tiketën”, ka thënë për “Norsk Tipping” njeriu i cili ka dashur të mbetet anonim. Ai u bë fituesi i fundit i basteve në vitin 2024. Në vitin 2025 ka mundësi të reja.