Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është kthyer nga lëndimi. Ai të hënën ka stërvitur bashkë me pjesën tjetër të ekipit të Beshiktashit para ndeshjes kundër Sivassporit.
Por paraqitja e Rashicës të martën për Kupë të Turqisë ndaj Sivassporit është në dyshim.
Rashica i mungoi Beshiktashit për 22 ditë shkaku i lëndimit të këmbës së djathtë. Rashica gjatë këtij edicioni në 18 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me katër asistime.