Në ndeshjen e dytë si startues tek Evertoni, sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka pësuar sërish lëndim.
Evertoni të shtunën në udhëtim u mposht nga Bournemouthi me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Premier Leagues.
Broja është detyruar të zëvendësohet në minutën e 32-të për shkak të një problemi në shpinë.
Golin e fitores për vendësit e shënoi David Brooks në minutën e 77-të.
Për 23-vjeçarin Broja kjo ishte ndeshja e pestë që u aktivizua këtë edicion në elitën e futbollit anglez.
Evertoni ka 16 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.
Bournemouthi ka 33 pikë dhe është në vendin e shtatë.