Bayer Leverkuseni e ka fituar derbin ndaj Borussia Dortmundit si mysafir me rezultatin 3:2.

Ndeshja u luajt të premten në mbrëmje dhe i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane.

Nathan Tella i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e parë të ndeshjes.

Shtatë minuta më pas, Patrik Schick i dyfishoi shifrat për Leverkusenin.

Dortmundi në minutën e 12-të e ngushtoi rezultatin.

Jamie Gittens shënoi për 2:1.

Schick në minutën e 19-të realizoi për 3:1 në të mirë të mysafirëve.

Serhou Guirassy në minutën e 79-të realizoi për 3:2 nga penalltia, por goli i tij nuk mjaftoi pasi Leverkuseni në fund arriti që t’i sigurojë tre pikë shumë të vlefshme.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 35 pikë dhe është në vendin e dytë.

Bayern Muencheni është lider me një pikë më shumë.

Dortmundi ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.