Liga spanjolle dhe Federata e Futbollit e Spanjës e ka refuzuar të shtunën sërish kërkesën e Barcelonës për t’i regjistruar Dani Olmon dhe Pau Victorin, për pjesën e mbetur të sezonit.
Lojtarët ishin të regjistruar vetëm për periudhën deri në fund të vitit 2024 dhe Barcelona dështoi t’i përmbushte rregullat e “fair-playt” financiar deri në fund të vitit të kaluar.
Trajneri Hansi Flick ka thënë të premten se “nuk është i lumtur” me situatën, por ka pasur besim se klubi do të arrijë t’i regjistrojë të dy lojtarët.
Barcelona do të mund të bëj ankesë në gjykatë për regjistrimin e lojtarëve, ndonëse të gjitha tentimet e mëparshme janë refuzuar.
Barcelona ka bërë ankesë me arsyetimin se regjistrimi i lojtarëve duhet të jetë deri në fund të muajit janar kur mbyllet afati kalimtar dimëror, dhe jo në fund të dhjetorit pasi në ligë ende zhvillohen ndeshje.
“Blaugrana” ishte në gjendje ta rriste kufirin e pagave pasi pranoi pagesë prej 100 milionë eurove të premten mbrëma, për ulëset “VIP”, në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”.
Barcelona tash e një kohë po përballet me telashe financiare.
Pikërisht kjo ka qenë arsyeja e largimit të Lionel Messit në vitin 2021, shkruan “Associated Press” të shtunën.