Aston Villa ka kompletuar transferimin e sulmuesit Donyell Malen nga Borussia Dortmundi.
“Sulmuesi 25-vjeçari, i cili ka mbi 100 gola në karrierë, bashkohet nga gjigantët gjermanë për një tarifë të pazbuluar. Malen e ndihmoi Dortmundin të arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe shënoi 12 gola në Bundesligë. Me nëntë gola në 41 paraqitje, Malen është një lojtar kyç për Holandën. Luajti për Holandën në Evropianin e vitit 2024. Ai iu bashkua Dortmundit nga PSV Eindhoven, skuadër për të cilën shënoi 40 gola në 80 ndeshje”, shkruan Aston Villa të martën.
Malen në edicionin aktual për Dortmundin ka shënuar tre gola në 14 paraqitje. Shënoi po ashtu dy gola në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve.