Ka përfunduar pa fitues derbi lokal ndërmjet Torinos dhe Juventusit. 

Të shtunën në kuadër të javës së 20-të të Serie A, Torino ka barazuar në shtëpi 1:1 me Juventusin.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë me golin e shënuar nga Kenan Yildiz. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Nikola Vlasiq shënoi për 1:1. 

Arbitri kryesor i ndeshjes Michael Fabbri në minutën e 56-të i përjashtoi direkt me të kuq të dy trajnerët e të dyjave skuadrave për shkak të një përplasjeje. 

Kjo ndodhi për shkak se vendësit kërkuan për një faull dhe një karton të kuq të mundshëm për mbrojtësin e Juventusit, Nicolo Savona. 

Mërgim Vojvoda e kompletoi ndeshjen te Torino. 

Juventusi ka 33 pikë kurse Torino ka 22 pikë.