Matteo Darmian ka shënuar golin e vetëm në fitoren e vështirë të Interit ndaj Venezias.

Interi fitoi 1:0 në udhëtim, të dielën në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Darmian e shënoi golin e fitores në minutën e 16-të.

Venezia i është afruar golit në pjesën e dytë, duke goditur shtyllën, ndërsa vendimtar ishte edhe portieri i Interit, Yann Sommer.

Kristjan Asllani startoi tek Interi dhe luajti deri në minutën e 63-të. Interi ka gjashtë fitore rresht në Serie A.

I ka 43 pikë nga 18 ndeshje dhe mban vendin e dytë.

Venezia është e parafundit me 14 pikë.