Dani Olmo dhe Pau Victor do të lejohen të luajnë për Barcelonën pasi klubi ka siguruar leje të përkohshme për t’i regjistruar futbollistët. 

Leja është marrë nga Këshilli Kombëtar i Sportit në Spanjë (CSD). 

Olmo e Victor, që të dy të transferuar në afatin kalimtar të verës, u regjistruan vetëm për pjesën e parë të sezonit, pas telasheve financiare. 

Të shtunën, Federata e Futbollit e Spanjës dhe La Liga refuzoi kërkesën e Barcelonës për t’i regjistruar ata. 

Por ka qenë Këshilli Kombëtar i Sportit në Spanjë që të mërkurën e bëri të mundur regjistrimin e tyre, pas kërkesës së klubit. 

Por, leja është lëshuar për kohë të shkurtër. 

Sulmuesit Olmo dhe Victor do të luajnë deri kur CSD-ja të marrë vendim përfundimtar për këtë çështje. 

Barcelona shiti për 100 milionë euro ulëset VIP në stadiumin e ri që është ende në rinovim, në mënyrë që të jetë në gjendje të operojë brenda skemës së “fair-playt” financiar të La Ligas. 

Por, klubi i kishte dërguar me tre ditë vonesë dokumentet për regjistrimin e dy futbollistëve.