Pas lëndimit që e pësoi Ardian Ismajli me Empolin në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Lecces, edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim te skuadra e Atalantas.

Ai është detyruar të zëvendësohej në minutën e 24-t.

Atalanta e Gjimshitit është duke barazuar pa gola ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.