Skuadra italiane Lazio e ka prezantuar të dielën futbollistin kosovar, Arijon Ibrahimoviq. Ai të dielën ka mbërritur në Romë për të nisur një eksperiencë të re te Lazio. “Përshëndetje Arijon”, shkruan në postimin e Lazios në “X” të dielën.

19-vjeçari kalon te skuadra e Lazios nga Bayern Muncheni. Ibrahimoviqi është me prejardhje nga Kosova ndërsa u lind në Nurnberg.

Në edicionin e kaluar, Ibrahimoviqi ishte i huazuar te Frosinone në Serie A dhe zhvilloi 18 ndeshje. I shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Në edicionin aktual ka luajtur pak për ekipin e parë, gjithsej 16 minuta në tri ndeshje në total. Ibrahimoviqi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, nga U16 deri në U20.