Sigal Prishtina ka angazhuar edhe një lojtar për pjesën e dytë të edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina të hënën ka prezantuar qendrën me përvojë, Rashid Mahalbashiq. 34-vjeçari është i lindur në Slloveni, ndërsa ka shtetësi edhe të Austrisë. Është i gjatë 211 centimetra. Ka përvojë të gjatë, ndërsa ishte pjesë e klubeve të mëdha evropiane si Fenerbahçe, Monaco, Prokom, Lashko, Olimpija. 

Ka luajtur edhe në Euroligë e po ashtu për përfaqësuesen e Austrisë.

Së fundi Mahalbashiq ishte në Meksikë.