E gjithë vëmendja në xhiron e 19-të të kampionatit italian do të jetë në derbin e kryeqytetit ndërmjet Romës dhe Lazios.
Ndeshja Roma – Lazio do të luhet të dielën nga ora 20:45.
Lazio është duke u shfaqur më mirë këtë edicion.
Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, Lazio është në vendin e katërt me 35 pikë. Roma ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.
Të dielën do të jenë edhe tri ndeshje të tjera.
Nga ora 12:30 do të takohen Monza e Cagliari. Ndeshja tjetër ndërmjet Lecces dhe Genoas fillon nga ora 15:00, kurse Torino e pret Parman nga ora 18:00.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Fiorentinës dhe Napolit.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00. Fiorentina ka pasur paraqitje të mira dhe kjo ka bërë që renditet lart në tabelë. Ka 32 pikë nga 17 ndeshje dhe është në vendin e pestë.
Napoli ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.
Me pikë të njëjta është edhe liderja, Atalanta.
Të shtunën do të luhen edhe ndeshjet Venezia – Empoli, nga ora 15:00, dhe Verona – Udinese, nga ora 20:45.
Tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje zhvillohen në mes të janarit. Më 14 janar janë takimet Como – Milan e Atalanta – Juventus, ndërsa më 14 janar është takimi Inter – Bologna.
Interi, Atalanta, Juventusi e Milani nuk kanë ndeshje kampionale këtë fundjavë për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.