Futbollisti i njohur, Luis Suarez, u bë hero gjatë pushimit në Uruguai, pasi bashkë me gruan e tij u paraqitën në një vend ku një person po tentonte të bënte vetëvrasje. Suarezi foli me të dhe u mundua ta bindte që mos ta vriste veten.
Sulmuesi është në ditët e fundit të pushimit para se të kthehet tek Inter Miami. Me synim për të përfituar nga fama e tij, ai shkoi në Canelones dhe provoi ta bindte një burrë që mos të bëjë vetëvrasje. Ishte një operacion që zgjati gati 20 orë dhe që nisi të premten mbrëma, shkruan “Marca”.
Një 29-vjeçar u ngjit në një pemë gjashtë metra të lartë dhe kërcënoi se do të hidhej nëse partnerja e tij nuk do të shfaqej.
Sipas raportit të policisë nga Cuidad de la Costa, personi tha se “nëse partnerja e tij, një grua 53-vjeçare, nuk shfaqet, ai do të vriste veten”. Ai kishte një litar rreth qafe.
Suarezi dhe gruaja e tij u afruan, derisa po ecnin përgjatë shetitores Solymar, vend afër shtëpisë së tyre në Uruguai.
“Saurezi u afrua dhe ajo që ne bëmë ishte që gjatë asaj kohe u përpoqëm të bisedonim në mënyrë të afërt, që kjo të mos zgjatej më shumë. Luisi u afrua pasi është shumë human. Këtë e konfirmoi këtë herë”, ka thënë anëtari i një organizate joqeveritare të specializuar në psikologjinë sociale, i quajtura Andrea.
Pas gati 20 orësh burri u bind që të zbriste nga pema dhe tani është nën kujdesin e autoriteteve.