Skuadra e Partizanit dhe ajo e Skënderbeut barazuan 1:1 në ndeshjen e javës së 20-të në Superioren e Shqipërisë.

Në tribunat e stadiumit “Arena e Demave” nuk kishte të pranishëm vetëm tifozë shqiptarë, por edhe të huaj.

Në Tiranë është një numër i madh turistësh nga Holanda dhe kështu ata vendosën për të shkuar në stadium dhe për të parë futboll.

Tifozët krijuan atmosferë fantastike dhe ishin në mbështetje të Partizanit.

Kujtojmë që Partizani po e kryeson tabelën në elitën e futbollit shqiptar me 34 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Tirana dhe Vllaznia (34).