Newcastle u rikthye fuqishëm pasi e nisi keq ndeshjen ndaj Tottenhamit.

“Magpies” fituan 2-1 në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Spurs e nisën ndeshjen shumë mirë, duke shënuar vetëm pas katër minutash përmes Dominic Solankes.

Megjithatë, brenda dy minutash, Newcastle e barazoi rezultatin pasi Anthony Gordon e shfrytëzoi më së miri pasimin e Bruno Guimaraes.

Shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Newcastle shënoi edhe golin e dytë, për të marrë epërsinë, me Isakun që gjeti rrjetën pas asistimit të Jacob Murphyt.

Djelmoshat e Eddie Howe tanimë janë në vendin e pestë me 35 pikë, aq sa ka edhe Chelsea, por me një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, Spurs gjenden në vendin e 11-të në Premierligë.